Qerimi: Pjesa më e madhe e buxhetit të UP-së shkon për paga

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet edhe për buxhetin e Universitetit të Prishtinës.

Rektori Qerim Qerimi ka thënë se për këtë vit janë ndarë 32 milionë euro për UP-në.

Ai e ka bërë edhe një krahasim mes buxhetit të Universitetit publik të Lubjanës – që është mbi 300 milionë euro, dhe ka numër të studentëve përafërsisht të njëjtë me atë të UP-së.

“Buxheti i Universitetit të Lubjanës është 330 milionë euro. Afërsisht kemi numër të njëjtë të studentëve bile ka qenë më i lartë por që viteve të fundit jemi ballafaquar me rënie të numrit të studentëve, kështu që mund të kemi 2-3 mijë studentë më pak” – ka thënë Qerimi.

Tutje ai ka thënë se ka propozuar që të ndahen bursa edhe për për studentët e magjistraturës dhe për ata të doktoraturës.

Ndryshe, pjesa më e madhe e buxhetit të UP-së, shkon për paga – më shumë se 20 milionë.