Dhia e sulmuar nga qentë

Qentë endacakë ia mbysin dhinë fshatarit nga Koretini i Kamenicës

Mifail Klaiqi nga Koretini i Kamenicës ka thënë për KALLXO.com se qentë endacakë ia kanë mbytur një dhi.

Ai i ka thënë se deri sa ishte duke i ruajtur dhitë e tij, një grup qensh endacakë ia kanë sulmuar një dhi, duke e mbytur atë.

“Jam kanë t`u i ru dhitë afër lumit të fshatin, pasdite, në befasi një grup qensh e kanë sulmu dhinë, e kanë rrëzu dhe kanë fillu me kafshu. Unë ka vrapu, duke u bërtitur dhe i gjujt me gur kam vrapu, sulmi zgjati diku 15 -20 sekonda, sepse pasi i rash (e godita) njëri prej qenve me gurë ata u largun, por dhia nuk mundi tu mbijetojë plagët”, ka thënë Klaiqi.

Ai ka thënë se rastin e ka lajmëruar në Komunë e Kamenicës dhe në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, por, sipas tij ato e kanë larguar përgjegjësinë nga vetja, për mos kompetencë.

Klaiqi u bënë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të marrin masa për trajtimin e qenve endacakë.

Ai ka thënë se fshati Koretin ka shumë banore dhe ekziston rreziku që qentë të sulmojnë fëmijët apo ndonjë qytetarë të kësaj ane.

Klaiqi i ka dërguar KALLXO.com fotot e dhisë së sulmuar nga qentë, e cila nuk u mbijetoi plagëve.

Dhia e sulmuar nga qentë