Qëndron Kastrati: Procesi i arsimit është keqkuptuar, fëmijët të kthehen në shkolla

Reformat e reja në arsim në komunë e Kamenicës kanë nxitur protestë nga ana e prindërve, ku gjatë protestës të mbajtur sot para shkollës së mesme Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona.

Për këtë, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes videos të postuar në facebook ka treguar se që nga fillimi i procesit të arsimit ka pas keqkuptime i cili në thelb kishte qëllim të mirë.

“Procesi i riorganizimit të shkollave në thelb e ka pas qëllimin e mirë. Mirëpo, këtë proces e kanë përcjellë keqkuptime të vazhdueshme. Fillimisht u keqkuptova për seriozitetin e nismës, tutje u keqkuptova për seriozitetin e përballjes me kundërshtimet. Dhe sot po vazhdon keqkuptimi i lidhjes me zbrapsjen time”, ka treguar Kastrati.

Tutje, ai ka thënë që të mos dëmtohen fëmjët për fjalët e të tjerëve.

“Ju lutem shumë mos i dëmtoni fëmijët tuaj për fjalët e një prijësi të vetëshpallur të fshatit, gruaja e të cilit vazhdon të punoj në kuadër të reformës. Mos i dëmtoni fëmijët për fjalët e një pseudo – aktivisti të cilin as nuk e keni njohur deri dje. Mos i dëmtoni fëmijët për askë dhe asgjë”.

Kryetari është shprehur se këtë nismë nuk do e vazhdonte nëse nuk do të ishte 100% i sigurt që është obligim dhe kompetencë e tij.

Ai u ka bërë thirrje prindërve të dërgojnë fëmijët në shkollë.

Reformat për arsim në Kamenicë nxisin protesta, arrestohen katër persona