Jeta në Komunë, Kamenicë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qëndron Kastrati përballë Jeta Xharrës- LIVE

I ftuari i radhës në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës, është kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Në debatin e sontëm Kastrati do të ballafaqohet me premtimet e tij të dhëna në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2017, punët e kryera si dhe punët e papërfunduara për tri vite të qeverisjes.

Kastrati do të sfidohet me problemet që i ka shkaktuar riorganizimi i shkollave në këtë komunë, mungesën e ujit, mungesën e kanalizimit, problemet e komunitetit serb si dhe problemet në shëndetësi.

Tek pyetjet nga ‘Zëri i Qytetarëve’ Kastrati do të pyetet për rrëshqitjen e dheut në Kamenicë, problemet me kanalizim në Topanicë, mungesën e ndriçimet për banorët serb në Hodonoc.

Në fund të emisionit do të transmetohen dy storie suksesi në Kamenicë, atë të fotografit Arian Mavriqi, që po promovon kafshët shpendët dhe bukuritë e rralla të vendit tonë, e poashtu do transmetohet reportazhi për familjen Krasniqi, e cila kërpudhat e shijshme të rritura në Kosovë po i eksporton nëpër Evropë.

Përveç Kastratit në studio do të jenë të pranishëm asamblistët Besnik Rrudhani – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Afrim Dërvishi-  Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Ndërsa përmes zoom do të jenë të kyçur: Lavdim Klaiqi, pjesëtar i shoqërisë civile në Kamenicë, Besim Osmani, përfaqësues ligjor i prindërve në Kamenicë dhe Arsim Thaçi – mësimdhënës.