Qëndron Kastrati ndan 2 mijë euro pas tërmetit në Shqipëri

Komuna e Kamenicës ka ndarë 2 mijë euro në ndihmë të mbijetuarve nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

“Përpos kësaj, kam marrë vendim për themelimin e shtabit për solidaritet, që do ta udhëheqë aksionin për mbledhjen e ndihmave humanitare dhe dërgimin e tyre në Republikën e Shqipërisë”, ka shkruar Kastrati në rrjetin social ‘Facebook’.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi dhe duan të solidarizohen, veçanërisht bizneset e komunës të ofrojnë ndihmë financiare, pako ushqimore dhe materiale tjera (rroba, batanije), t’i sjellin në objektin e Komunës së Kamenicës nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Për informacione shtesë kontaktoni në numrin 045877260”, vijon njoftimi.

Shqipëria është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm nga i cili deri më tani janë të shënuar 20 viktima.

Qeveria e Kosovës nga mbledhja urgjente ka ndarë 500 mijë euro në ndihmë të qytetarëve të Shqipërisë.

Qeveria ndan 500 mijë euro për ndihmë në Shqipëri