Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qëndron Kastrati e pranon humbjen në Kamenicë

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës i ka uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga LVV, Kadri Rahimaj.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundër kandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese”, ka shkruar Kastrati në rrjetin Facebook.

Ai potencoi se reforma në arsim ka ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat. Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit”, shtoi tutje Kastrati.