Qendrat tregtare rihapen nesër bashkë me to edhe biznese të tjera

Duke filluar nga dita e nesërme me 1 qershor, do të fillojë faza e tretë e zbutjes së masave  ndaj COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga nesër pritet të fillojnë punën taksitë, gastronomia, kinematë, teatrot, hapja selektive e aktiviteteve sportive, qendrat tregtare.

Gjatë kësaj faze të tretë, do të ketë rivlerësim për mundësinë e hapjes për pishinat, klubet e natës, panairet, banjat dhe ahengjet.

Sot në ora 18:00, kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të tregohen vendimet e reja për zbutjen e masave ndaj COVID-19 dhe cilat sektore konkretisht do të rihapen.

Në fazën e dytë, që ka filluar me 18 maj, janë rihapur gastronomia, shërbimi ‘merre me vete’, trafiku urban dhe ndërurban me leje të veçanta, transporti hekurudhor dhe shitjet me pakicë.

Deri më tani në Kosovë janë 1070 të infektuar me COVID-19, 841 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!