Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qendrat e votimit në Suharekë hapen me kohë

Komision Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Suharekë, për KALLXO.com, ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë ndërsa telashe në qarkullim për shkak të borës pati në fshatin Javor të kësaj komune.

“Ka pas pak telashe në fshatin Javor për shkak të motit të keq, për shkak të borës, mirëpo tash gjithçka është në rregull”, ka thënë Donjeta Sallahu nga KKZ në Suharekë.

Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë  si rezultat i vendimit të  Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka kontestuar zgjedhjen e Qeverisë së Avdullah Hotit.