Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prizren nisin vaksinimin kundër gripit sezonal

Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, nga sot kanë njoftuar se do të fillojë imunizimi i kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, tha  për KALLXO.com se në 15 Qendra të Mjekësisë Familjare që ka Prizrenit, nga të cilat 8 gjenden në qytet dhe 7 jashtë zonës së qyteti të të gjitha këto qendra janë furnizuar me vaksinat kundër gripit sezonal.

“Janë shpërndarë gjithsej 6500 vaksina në të gjitha njësitë e vaksinimit të Qendrave të Mjekësisë Familjare për ti ofruar këtë shërbim çdo personi që ka nevojë, dhe nga sot në të gjitha QMF-të që janë në Komunën e Prizrenit qytetarët mund të marrin këtë shërbim”, tha Shehu.

“Imunizimit nga kjo sëmundje do t’i nënshtrohen personat me sëmundje kronike, personat në moshë të shtyer dhe personat e tjerë me rrezikshmëri të lartë për infeksion”, shtoi ai.

Ditë më parë KALLXO.com kishte raportuar se përkundër faktit se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP) kishin porositur 100 mijë vaksina kundër gripit sezonal ato nuk kishin arritur në ditët e para të muajit dhjetor ashtu siq ishte pritur.

Mungojnë vaksinat kundër gripit sezonal, mbi 9 mijë qytetarë të prekur

Me datë 7 Dhjetor Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një komuni9kate për media kishin bërë të ditur se rreth 100 000 vaksina të gripit sezonal, të blera nga MSh në funksion të parandalimit të gripit sezonal kanë arritur në Kosovë.

Fillon shpërndarja e vaksinave të gripit sezonal nëpër komunat e Kosovës