Qendrat e masazhit përfituan nga granti 5 milionësh i Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka ndarë mbi 5 milionë euro për bizneset e Prishtinë që kanë pasur qarkullim deri në 50 mijë euro në vit.

1976 biznese kanë përfituar subvencione me vlerë preja 600 euro si dhe 2965 biznese kanë përfituar nga 1300 euro.

Janë rreth 5 mijë biznese që janë subvencionuar nga Komuna e Prishtinës.

Gjatë ditës u diskutua edhe për përfshirën e disa masazheve në pakon e ndihmës nga ana a Komunës.

Janë 8 biznese që ushtrojnë veprimtarinë e masazhit e të cilat janë subvencionuar nga na e Komunës.

7 prej tyre janë subvencionuar me nga 1 mijë e 300 euro ndërsa njëra është subvencionuar me 600 euro.

Gjatë ditës ka pasur reagime në lidhje me subvencionimin e qendrave të masazhit dhe në lidhje me këtë ka pasur një kundër reagim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka shkruar se kriteret kanë qenë të thjeshta. Bizneset që kanë aplikuar do duhej të ishin të ndaluara gjatë kohës së pandemisë dhe të jenë të regjistruara në Prishtinë.

“Nuk ka ka pas proces të vlerësimit individual të secilit aplikacion. Kjo do të na bënte subjektiv.  Nuk kemi shkuat te secili biznes për të parë se çka po bëjnë.  Kemi marr institucionet shtetërore përgjegjëse sipas ligjit për të konfirmuar se a ekzistojnë, a janë regjistruar dhe janë ndaluar gjatë pandemisë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Këtu mund ta gjeni listën e bizneseve që kanë përfituar nga Komuna e Prishtinës.

Kjo është lista e bizneseve që përfituan grante nga Komuna e Prishtinës