Qendra Kinematografike hap thirrje për propozimet për çmimin OSCAR

Qendra Kinematografike ka hapur sot thirrjen për përzgjedhjen e filmit që do të përfaqësojë Kosovës në edicionin ardhshëm të çmimeve OSCAR.

Përmes një njoftimi për media QKK-ja fton të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin OSCAR për kategorinë për film në gjuhë të huaj (international feature) që do të përfaqësojë Kosovën.

Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta.

Sipas njoftimit të QKK-së për shkak të pandemisë, Akademia e OSCAR-it ka përcaktuar disa rregulla të reja.

“Ndër to kryesorja QKK-së, që do të vlejë vetëm për edicionin e 93- të është për: filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes platforme me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:  Që t’i sigurojnë Akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë, dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD. Filmi do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve pasi filmi është përcaktuar zyrtarisht nga komiteti përzgjedhës për të përfaqësuar vendin”, thuhen ë njoftimin e QKK-së.

Propozimet mund të dërgohen përmes e-mail në adresën: [email protected] ose në lokalet e QKK-së. Data e fundit për dërgimin e propozimeve është 30 shtator 2020.