Qendra Kinematografike hap konkurs për mbështetje të projekteve filmike

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkurs për mbështetje të projekteve filmike për këtë viti, në disa kategori.

Të drejtë pjesëmarrjeje nё konkurs, sipas njoftimit të QKK-së, kanë të gjithë personat juridik, vendas ose të huaj, të regjistruar në Kosovë si subjekt biznesi për prodhimin e filmit dhe paraprakisht janë të regjistruar në QKK.

Në njoftim janë dhënë edhe kushte për aplikim, i cili do të jetë online dhe do bëhet nëpërmes web-faqen e QKK-së. Konkursi mbetet i hapur deri më 28 tetor 2021.