
Qendra Frankofone në Pejë hapet sot
Për herë të parë në Pejë sot hapet Qendra Frankofone në kinemanë “Jusuf Gërvalla”.
“Kemi kënaqësinë që të ju ftojmë në hapjen e Qendrës Frankofone, për herë të parë në Pejë, në hapësirat e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, me datën 9 mars 2020 duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në komunikatën e ekipit të ANIBAR.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre në Pejë do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Francës në Kosovë Marie Christine Butel.
Këtë vit shënohet 50 vjetori i themelimit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe gjashtë vjetori i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Festivali i Frankofonisë ka filluar në Kosovë nga 5 marsi dhe do vazhdojë me aktivitete kulturore deri më 31 mars.
Kjo qendër hapet nga bashkëpunimi i Anibar-it dhe Ambasada Franceze.