Qendra e Studentëve njofton studentët kur mund t'i tërheqin gjësendet e tyre

Qendra e Studentëve të Prishtinës ka njoftuar studentët munden t’i marrin nga konviktet sendet e tyre nga 15 deri më 23 maj.

“Njoftohen të gjithë studentët banues të Qendrës së Studentëve, se sot më datë 15.05.2020 është mbajtur takim mes përfaqësueseve të Qendrës së Studentëve, MASHT-it, Ministrisë së Shëndetësisë, dhe përfaqësuesit të Parlamentit Studentor.  Në këtë takim të gjithë përfaqësuesit institucional janë pajtuar që në ditët në vijim studentët banues t’iu mundësohet tërheqja e gjërave personale të tyre të mbetura në konvikte”, është thënë në njoftim.

“Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 u lejohet studentëve tërheqja e gjësendeve për banuesit e konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar”, thuhet më tej.

Qendra e Studentëve ka njoftuar se duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza).

“Hyrja në hapësirat ë QS-së bëhet në pikën 2 përball fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe leternjoftimin.  Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas hapjes së kufinjëve”, thuhet në njoftim.

Qendra e Studentëve me fillimin e pandemisë së COVID-19 është shndërruar në karantinë.

*Në tabelën e mëposhtme është specifikuar orari për tërheqjen e gjësendeve, sipas konviktit dhe datave.

KONVIKTI III Data Katet Koha 

18.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 17-248) 08:00-16:00

19.05.2020 Kati III, IV dhe V (dhomat 301-522) 08:00-16:00

KONVIKTI VIII Data Katet Koha 18.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 01-226) 08:00-16:00 19.05.2020 Kati III, IV dhe V (dhomat 301-524) 08:00-16:00

KONVIKTI I Data Katet Koha 20.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 01-229) 08:00-16:00 21.05.2020 Kati III, IV dhe V (dhomat 300-522) 08:00-16:00

KONVIKTI IV Data Katet Koha 20.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 01-232) 08:00-16:00 21.05.2020 Kati III, IV dhe V (dhomat 303-530) 08:00-16:00

KONVIKTI II Data Katet Koha 22.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 03-236) 08:00-16:00 23.05.2020 Kati III, IV dhe V (dhomat 303-530) 08:00-16:00

KONVIKTI V Data Katet Koha 22.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 01-261) 08:00-16:00 23.05.2020 Kati III, IV dhe V (dhomat 301-559) 08:00-16:00