Qendra e Studenteve jep detaje për zjarrin në bodrumin e konviktit

Qendra e Studentëve ka njoftuar se sot rreth orës 11:15 ka shpërthyer një zjarr në nënstacionin e konviktit numër tre.

Qenda e Studentëve ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar dhe zjarri është vënë nën kontroll nga ekipet e zjarrfikësve.

“Nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla. Jemi në pritje të raportit zyrtar nga ekspertët e zjarrit për verifikimin e shkaqeve të cilat kanë quar deri tek kjo ngjarje”, thuhet në njoftim.

Tutje Qendra e Studentëve ka njoftuar se studentët janë të sigurt të qëndrojnë në konvikt.

“Gjendja është stabile dhe nuk ka ndonjë rrezik, studentët janë të sigurt të qëndrojnë në konvikt”, ka njoftuar QS.

Zjarr në bodrumin e një konvikti në Prishtinë – FOTO