Qendra e Studentëve e UP-së paralajmëron hapjen e konkursit për pranimin e studentëve
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka paralajmëruar se konkursi për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2024/2025, do të hapet më 13.09.2024.
Paralajmërimi u bë nëpërmjet rrjetit social Facebook, më 12.09.2024.
Sipas njoftimit të Qendrës së Studentëve konkursi do të jetë i hapur deri më 19.09.2024.
Bazuar në këtë njoftim, kjo qendër këtë vit do të pranoj 4000 studentë, ndërsa numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë parashihet të jetë 1500.
“Studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve. Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt. Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student”- thuhet në njoftim.
Edhe në këtë vit, si në vitet e tjera, çmimi do të jetë 35 euro për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).
Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim, thuhet se do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.