Qendra e Mjekësisë Familjare në Pozheran bëhet me tunel dezinfektues

Në oborrin e Qendrës së Mjeksisë Familjare në Pozheran të Vitisë është vendosur sot një tunel dezinfektues.

Kjo QMF është vizituar gjatë ditës së sotme edhe nga kryetari i  Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për të parë nga afër tunelin dezinfektues që është vendosur në oborr të kësaj qendre.

Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Vitisë, ky tunel dezinfektues është donacion nga kompania “Plastal”.

Sipas kryetarit të kësaj komune,  ky donacion është shumë i mirëseardhur në këtë kohë të pandemisë kur të gjithë po luftojnë kundër përhapjes së virusit COVID-19.

` Ky donacion është shumë i mirëseardhur për të gjithë ne, jo vetëm për stafin mjekësor të kësaj qendre, por edhe për të gjithë qytetarët të cilët marrin shërbime në Pozheran. Tuneli dezinfektues është shumë i rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së këtij virusi, i cili tashmë ka prekur 45 qytetarë të komunës sonë. Falënderoj donatorin i cili po na ndihmon me këtë tunel dezinfektues në luftën e përbashkët kundër virusit pandemik COVID-19”, u shpreh Haliti.

Një tunel i tillë dezinfektues është vendosur dje edhe në QKMF-në e Vitisë, i cili ishte donacion nga kompania “Ekologjia”.

Deri më tani, numri i personave të prekur nga covid-19 në Komunën e Vitisë ka arritur në 45, ku rasti i fundit është konfirmuar mbrëmë nga IKSHP.

Detaje nga IKSHP për 37 të prekurit me coronavirus