Qemajl Sokoli. Foto: Facebook

Qemajl Sokoli, letër të hapur drejtuar pushtetarëve për Radiotelevizionin e Prishtinës

Qemajl Sokoli, producent dhe kryetari i Këshillit Grevistë të Punëtorëve të Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP) u ka drejtuar një letër të hapur krerëve të shtetit, siç i ka quajtura ai Parisë së Kosovës.

Përmes kësaj letre, drejtuare, presidentes Vjosa Osmani, krye parlamentari, Glauk Konjufca, e kryeministrit Albin Kuri, Qemal Sokoli kërkon që të mbrojnë pronën dhe trashëgiminë e Radiotelevizionit të Prishtinës.

Sipas Sokolit, ish producent në RTP trashëgiminë milionëshe që posedonte televizioni i Prishtinës, pronë e cila siç potencon ai përmes kësaj letre është shumë më lirë në krahasim me vlerën reale të saj.

“Pronën, 8 ha në Komoran, ku një ari arrin deri në 20,000 €, ajo e ka ‘shitur’ për vetëm 400,000 euro”, potencon ndër të tjerash përmes kësaj letre Sokoli.

Ai e quan të padrejtë dhe antiligjore shfrytëzimin e pronës së RTP-së nga RTK-ja.

Më pushtë po japin letrën e plotë të Sokolit drejtua krerëve të shtetit:

 (E pa redaktuar) Letër e hapur Parisë së Kosovës: Presidentës znj. Vjosa Osmanit, Kryeparlamentarit z. Glauk Konjufcës dhe Kryeministrit z. Albin Kurtit

PARI – SHPËTOJE PUSHKËN MË JEHUESE TË KOMBIT!

Pari e nderuaar e Kosovës, pos urimit për rikthimin Tuaj triumfues në krye të Kosovës, në emër   të punëtorëve të përvuajtur e të tradhtuar të Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP), të brengosur për fatin e vet, dhe të pronës së pambrojtur nga hijenat e pangopura politike e klanore, po Ju drejtohem me këtë letër.

Siç e dini, që në vitin 1999, Qeveria e Përkohshme e z. Hashim (Th.) – zavarranikut, qindra mijëra punëtorë kosovarë i privoji nga e drejta më elementare njerëzore për t`u kthyer në vendet e tyre të punës, për të cilat janë flijuar, ndër ta edhe neve të RTP- së. Kurse, pasurinë tonë materiale e shpirtërore e ka okupuar, po shfrytëzon dhe po e gllabëron, krijesa gjysmëprofesionale e quajtur – Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).

Të Ju rikujtojë, se rrënjët e radiodifuzionit kosovar datojnë që nga viti 1915, kur në kuadër të Forcave Aleate, në Mitrovicë ka funkcionuar Stacioni radiotelegrafik. Kurse, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë funkcionuar radiostacionet lokale:- Radio Prizreni dhe Radio Kosova, në Prishtinë.

Ndërkaq, që nga 5 shkurti i vitit 1945,në Prizren themelohet stacioni i parë profesional me program të rregullt ditor në gjuhën shqipe dhe në atë serbe – Radio Prizreni (RP). Mirëpo, për shkak të kalimit të administratës në Prishtinë, që nga vjeshta e vitit 1946, funkcionon si – Radio Prishtina (RP).

Rrita e mëtejme e Radio Prishtinës, ka shkuar krahas zhvillimit të kërkesave të shoqërisë sonë.   Pra, falë zhvillimit të teknikës e të aftësimit të kuadrit përkatës profesional është zgjëruar e begatuar edhe radio-programi. Ashtu që, Radio Prishtina, bëhet institucioni ynë i fuqishëm informativ, arsimor, kulturor e propagandistik, si në vend ashtu edhe jashtë tij. Dhe, bëhet pjesë   e pandashme e jetës dhe e qenësisë sonë.

Pas, Plenumit të Brioneve të vitit 1966, dhe të mposhtjes së forcave shovene serbomadhe të prirë nga Aleksandar Rankoviqi, krijohen kushtet e favorshme politiko-shoqërore edhe për nacionalitetet deri atëherë të shtypura, siç ishim ne. Ashtu që, më 26 nëntor, të po atij viti, nga studioja e Televizionit të Beogradit, për herë të parë në historinë tonë kombëtare, ekrani televiziv foli – s h q i p!

Me zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë si dhe të kërkesave të saja për këtë lëmi, më 15 maj të vitit 1973, Kuvendi i Kosovës e themeloi – Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP).

Pas këtij aktit madhor, shpejtohen punët teknike e kadrovike edhe për pavarësimin e Televizionit të Prishtinës (TVP). Kjo u jetësua, më 26 nëntor të vitit 1975, kur programi televiziv filloi të emetohej nga Studioja e Prishtinës.

Që atëherë e deri në mbylljen me dhunë nga forcat militare serbiste, më 5 korrik të vitit 1990,      në orën 15, 15 minuta, RTP-ja qe shtëpi radiotelevizive e të gjitha kombeve dhe kombësive që jetonin në Kosovë.

Me programet cilësore informative, dokumentare, arsimore, kulturore, artistike, muzikore, propagandistike e të tjera, në gjuhën shqipe, serbe, turke dhe rome, qe i vetmi institucion radioteleviziv botëror që i jepte hapësirë të shprehen në gjuhët e tyre.

Programet tërë ditore radiotelevizive këtë shtëpi e ngritën në më të madhen në Ballkan. Ndërsa, sajuesit përkushtues të saj, dekada me radhë ishin jo vetëm regjistrues e dëshmitarë të ngjarjeve të kohës, por edhe promotorë të shumë ndodhive të tjera që e përcaktuan kahen e historisë sonë, si – Java e marshit të madh popullor (1988), Greva e minatorëve (1989), etj.

Ashtu që, RTP-ja u bë fanar i ardhmërisë, dhe pushka jehuese e qëndresës sonë kombëtare.

Me programet cilësore krijuese, muzikore e argëtuese, si: Akordet e Kosovës, Mikrofoni i artë, Zambaku i Prizrenit, Gllogovci, Festivali i këngës në Gjakovë, Kosovarja këndon, Skena muzikore     e Prishtinës, Mbrëmjet gazmore, Programet festive të viteve të rinj, etj. Pastaj, filmat, serialet, dramat, emisionet argëtuese e humoristike, si: Era dhe Lisi, Tre vetë e kapërcejnë malin, Përroi vërshues, Trimi, Fidani, E kafshoja terrin, Epoka para gjyqit, Kafshimi i territ, Tradita, Autobuusi, Treshi përsheshi, Qesh e ngjesh, radiodramat, etj., pa dyshim se kanë qenë dhe kanë mbetur thesar i tejçmuar i krijimtarisë sonë radiotelevizive.

Andaj, nuk kanë munguar as shpërblimet e mirënjohjet e numërta kombëtare e ndërkombëtare.

Pari e Kosovës, nga gjiri i RTP-së dolën legjendat që na nderojnë, si: Zyhra Mula, Nexhmie Pagaarusha, Skender Gjinali, Rexho Mulliqi, Sevime Gjinali, Gjakush Çapari, Rexhai Surroi, Gjeto Leka, Petrit Dushi, Krist Lekaj, Akil Koci, Besim Sahatçiu, Ekrem Kryeziu, Rudolf Sopi, Fitim Domi – Mixha Ramë, Qamili i Vogël, Ismet Peja, Musa Piperku, Rasim Salihu, Fahri Beqiri, Rifat Kukaj, Shaban Hyseni, Gjergj Kaçinari, Isak Muçolli, Sabri Fejzullahu, Lilana Çavolli, Njazi Bytyçi, Faik e Vera Hima, Masar Randobrava, Pranvera Badivuku, Esat Bicurri, Shpresa Gashi, Asim Lokaj,  Adelina Ismajli, etj., që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë tonë informative e kulturo-artistike.

Pos që është fidanishte e talentëve, RTP-ja mbështeti grupet e shoqëritë muzikore, si: “Shotën” “Agimin”, “Hajdar Dushin”, “Kastriotët”, “Emin Durakun”, “Ibe Palikuqin”, “Bekrinjtë”, “Ramiz Sadikun”,”Lunjazët”, “TNT-në”, “MAK-un”,”TRIX-in”,”TELEX-sin”,etj.

Kurse, tingujt e: Bareshës, Këngës së Rexhës, Pranverës në Prishtinë,Vendit im, Kaçurrelës, I dehur jam, Më kujtohet ai takim, Zambakut të Prizrenit, Pishave të Deçanit, Arabellës, Kur një ditë do të kthehesh ti, Eja e dashur, etj., përherë po jehojnë në veshët tona.

Me ekranizimin e dramave dhe shfaqjeve të baletit, si: Erveheja, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Hamleti, Magbethi, Duke pritur Godonë, Fysheku në pajë, Pylli, Sokoli e Mirusha, Kopelia, Karmeni, etj., publikut të gjerë telviziv ju ka mundësuar ti shohin e shijojnë këto vepra të suksesshme skenike.

Ndërkaq, pas okupimit barbarë serbist të RTP-së, 1.300 punëtorë shqiptarë mbetën në rrugë, kurse Kosovën e kaploi terri informativ e kulturor.

Mirëpo, edhe në ato vite të skëtershme, përmes emisioneve të sajuara jashtë, në Zagreb e Shqipëri, punëtorët e RTP-së me vetëmohim përkushtues, e flakën terrin informativ, dhe informuan për gjendjen e rëndë nën thundrën okupuese, dhe e propaganduan luftën e drejtë të UÇK-së.

Çuditërisht, pas çlirimit, atëherë kur të gjithë pritnim që të kthehemi aty prej nga me dhunë na përzuri armiku, për të vazhduar aty ku kemi mbetur, ndodhi e papritura!? Udhëheqja jonë tashmë “demokrate”, neve, që me gjak e mund kemi kontribuar për të sotmën, nuk na lejoi të kthehemi në shtëpinë tonë jetike e shpirtërore!?

Na e uzurpoi pasurinë, kurse punëtorët dhe kuadrin e verifikuar profesionalisht e kombëtarisht,   na lë në rrugë pa asnjë përkujdesje.

Krijimi i RTK-së emergjente të UNMIK-ut në vitin 1999, ishte një grusht i rëndë për radiotele-vizionin kosovar, ngase me politikën antikombëtare programore e kadrovike, u përpoqën të shkatërojnë ekzistuesen. Pra, qëllimisht vepruan për ta shembur fortesën e RTP-së, për ta ndërtuar kasollën e brisht të quajtur – RTK, të udhëhequr nga UDB-asha, SHIK-ista, kriminela e hajna.

Ndërkaq, përkundër pasurisë së madhe materiale e krijuese që kapë shumën prej rreth 1 (një) miliardë evrove, të frekuencave tona – 4 GHZ e 2000 MHZ- televizive, dhe A-1 dhe B-1, – të radios, të ndara në Konferencën Ndërkombëtare radiodifuzive në Gjenevë (1975), të kuadrit të verifikuar profesional në disa segmente i rangut botëror, e të së drejtës më elementare njerëzore: për të punuar e ekzistuar, ne mbetëm në – rrugë.

Për zgjidhjen e problemit tonë, që nga viti 2000, jemi në procesin gjyqësor të cilin e kemi fituar në shkallën e parë, kurse tash jemi në Dhomën e posaçme të Gjykatës speciale.

Pas kësaj, të drejtat tona legjitime i kemi kërkuar përmes protestave e grevave, si atë 11 ditëshe të “Urisë” (2005), dhe 40 ditëshe të “Flijimit” (2008 – e cila ende vazhdon), me ç`rast qeveritarët tanë: z. A. Salihaj dhe z. H. Kuçi, me të cilin edhe e nënshkruam – M e m o r a n d u m i n e mirëkuptimit (2008), dhe na patën premtuar se do ta zgjidhin problemin tonë, por na kanë mashtruar!

Mjerisht, gjatë kësaj kohe, nga zhgënjimi e mëllefi një numër i kolegëve tanë, na vdiqën në rrugë. Vdiqën, duke mos mund të pajtohen më atë, që dikush të na e uzurpojë shtëpinë tonë, kurse ne të mbesim në mëshirën e kohës dhe të rrugës.

Pari, sa i përket RTK-së okupuese, po tmerrohem me papërgjegjësinë dhe diletantizmin në sajimin e programit radioteleviziv të nivelit – t u n g u z i a n.

Që, cinizmi të jetë edhe më i madh, programin po e sajon përmes  keqpërdorimit trë  materialit tonë të tejçmuar arkivor: dokumentar, filmik e muzikorë, pa e cekur as autorësinë individuale e institu-cionale, çka është krim ndaj së drejtës autoriale.

Në aspektin kadrovik, RTK-ja diletante, mikserin e dobët të TVP-së e ka emruar për regjisorin kryesor të saj. Portirin për shef të Arkivit të tejçmuar radioteleviziv, e ngasësin për producent, Kurse, militantët partiak e familjarët për gazetarë, redaktorë e drejtora, të zhytur në korrupsion    e pandershmërit tjera. Pra, me paratë e taksapaguesëve po e degradon misionin, dhe nuk po e kryen funkcionin radioteleviziv.

Pari e nderuar, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), duke u bazuar në Rregulloren e mangët të UNMIK-ut,nr.2003/13, dhe e udhëhequr nga bordet kriminele partiake e klaniste, në vend se ta mbrojë pronën tonë, ajo atë po e gllabëron.

Pronën, 8 ha në Komoran, ku një ari arrin deri në 20.000 €, ajo e ka “shitur” për vetëm – 400.000 €.

Nuk kemi qasje as në Fondin AKP – RTP, ku nga qeraja e pronës sonë janë mbledhur rreth – 40 milionë €. Kurse, ne nuk kemi paratë as për shpenzimet për varrimet e punëtorëve tanë.

Ndërkaq, në truallin 8 ha, ende të pa privatizuar bri Pallatit të shtypit, klanet mafioze partiake të LDK-së dhe PDK-së, të Isa Mustafës dhe Xhavit Halitit, kanë ndërtuar NLB Prishtinën, dhe ndërtesa tjera afariste e banesore.

Të Ju informojë, se RTP-ja zyrtarisht ka qenë e regjistruar në UNMIK, nr. 803677767, më  30.01.2001, si institucion i pranuar nga Qeveria e Kosovës, gjatë “Grevës së flijimit”, në vitin 2008, e kemi nënshkruar M e m o r a n d u m i n e përbashkët. E çertifikuar pranë Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Tregtisë dhe  Industrisë, nr. 71059316, më 15.05.2014

Përkundër prezentimit të dokumentacionit komplet: Fletëregjistrimet, Aktgjykimin, Memora-ndumin, Lëndës paditëse në Dhomën e veçantë të Gjykatës Speciale, menaxhmentin, Listën e punëtorëve të përjashtuar nga puna në vitin 1990, dhe atë të përpiluar sipas kërkesës së Qeverisë së Kosovës, në vitin 2008, etj. AKP-ja, duke u sjellur si skllavopronare, të gjitha këto i ka shpërfillur.

Kështu që, duke e shkelur dinjitetin tonë njerëzor, profesional e kombëtar për përfitimin e 20% nga privatizimi, e ka përpiluar Listën prej vetëm – 94 punëtorëve, prej 1.3000 sa jemi.

Pari, me shuarjen e AKP-së së dështuar duhet`ia riktheni statusin e RTP-së, me këtë edhe do ta përmirësoni padrejtësinë e madhe të bërë ndaj saj dhe popullit, i cili me mallëngjim po e pretë rizgjimin medial të – krenarisë sonë kombëtare.

Mjerisht, edhe ndër ne të RTP-së ka matrapaza e profiterë, të cilët po manipulojnë me tjetërsimin e paligjshëm të pronës. E, duke luajtur me ndjenjat e punëtorëve, po u premtojnë nga – 50. 000 €, nga privatizimi. Kurse, për shpenzimet gjyqësore po ua marrin nga -100 €. Për çka i kemi pronon-cuar në prokurori.

Prandaj Pari e Kosovës, shpëtoje pushkën më jehuese të kombit, të quajtur Radiotelevizioni i Prishtinës.