Qemajl Mustafa, ish kryetar i Gjilanit

Qemajl Mustafa tregon nëse do ta lirojë pozitën pas vendimit të Kadri Veselit

Dy mandate më parë, Qemajl Mustafa  kishte qenë në pozitën e kryetarit të Komunës së Gjilanit. Tani ai është votuar për kryetar të PDK-së në Gjilan.

I njëjti i takon listës së kryetari Kadri Veseli i cili do të lirojë pozitën për shkak se ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Mustafa thotë se vendimin e ka pritur me qejf dhe do ta lirojë pozitën e tij.

“Po patjetër unë e kam mirëpritur shumë këtë vendim të kryetarit, të drejtën me thënë ka qenë vendim i vonuar. Ende nuk e kam pranuar vendimin por e pash në bazë të mediave por të drejtën me thanë është i qëlluar”, tha ai.

Ai nuk la pa përmendur edhe se procesi ndaj tij po zvarritet.

“Pavarësisht që jam i atakuarve në një aktakuzë e cila është ngrit para tri viteve. Çka është më e keqja e kishim për të hënën kemi pasur të caktuar një seancë e cila ka pasur me zgjat pesë ditë dhe prokurori nuk erdhi. Neve qëllimisht dikush po na mban peng por pavarësisht kësaj vendimi i kryetarit është i qëlluar”, shtoi ai.

Në fund ai tha se pozitën do ta liroj me shumë zemërgjerësi.

Qemajl Mustafa, që së fundi u votua për kryetar të PDK-së në Gjilan.

Ai po akuzohet se ka marrë pjesë në aktivitete kriminale të grupit të organizuar të përbëre prej 39 personave.

Sipas Prokurorisë Speciale grupi në krye me Qemajl Mustafën kishte për qëllim dhënien e tenderëve për kompanitë e ndryshme duke i eliminuar kompanitë me ofertat më të volitshme.

Në aktakuzë thuhet se Qemajl Mustafa duke e përdorur fuqinë e tij si kryetar i Komunës ka koordinuar dhe ka qenë në dijeni për të gjitha aktivitetet e prokurimit, me ç’rast ai vendoste edhe për caktimin e anëtareve të komisioneve vlerësuese të dhënies së tenderëve.

Sot, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli mori vendim që të gjithë zyrtarët e parisë që kanë aktakuza të lirohen nga detyra zyrtare dhe funksionet brenda partisë.

Njëri nga ata që do të lirohen  nga pozita ishte edhe Qemajl Mustafa.

https://kallxo.com/stuhi-ne-pdk-kadri-veseli-liron-nga-detyra-te-gjithe-zyrtaret-me-aktakuza/

https://kallxo.com/qemajl-mustafa-shpall-zyrtarisht-kandidaturen-per-kryetar-te-pdk-se-ne-gjilan/

https://kallxo.com/kryetaret-e-degeve-te-pdk-se-qe-kane-aktakuza/