Qëlloi me armë ndaj Policisë, si ndodhi ngjarja në Durrës ku u plagos polici - Pamje

Zyrtari policor që u përplas mbrëmjen e djeshme nga një makinë “Range Rover” në Durrës, ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.

Euronews Albania raporton se polici ndodhet në spitalin e Durrësit, në pacionin e kirurgjisë.

I dyshuari, shoferi i “Range Rover” përplasi policin bashkë me një koleg të tij, pasi po ecte në shiriti të kundërt lëvizjeje.

Më pas, ai qëlloi me armë zjarri dhe u largua nga mjeti i tij. Në ato momente edhe policët tjerë qëlluan me armë, në tentativë për ta ndaluar.

I dyshuari u mundua të largohet, duke vrapuar në rrugicat e lagjeve, por u arrestua pak minuta më vonë.

Atij i është sekuestruar edhe pistoleta që kishte. Mësohet se i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur.