Avokati i Popullit, Naim Qelaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qelaj tregon se si do t`i qaset fenomenit të dhunës në familje si Avokat i Popullit

Avokati i ri Popullit, Naim Qelaj përballë Jeta Xharrës ka folur edhe për qasjen e tij ndaj dhunës në familje, nga pozita e Avokatit të Popullit.

Ai deklaroi se është lajm i mirë se Kuvendi e ndryshoi Kushtetutën dhe e përfshiu Konventën e Stambollit.

“Ajo Konventë ka me detyru institucionet me marrë masa, për plotë lëshime që kanë ndodhë, shumë shpesh edhe me fatalitet”, tha Qelaj.

Ai foli edhe për dënimin e vrasësit të Valbona Ndrecajt, duke thënë se çështje të tilla duhet të analizohen më mirë.

“Dënimi i vrasësit të Valbona Ndrecajt, ka qenë më tepër një çështje që duhet të analizohet mirë nga institucionet e drejtësisë, një politikë më e harminizuar. Zbutja e dënimit në raste të tilla nuk është në interes të drejtësisë”, ka deklaruar Qelaj.