Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Që nga hapja e fushatës PZAP gjobiti vetëm një subjekt politik

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa që nga hapja fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021, ka gjobitur vetëm një subjekt politik.

Sipas PZAP-së, sa i përket pretendimeve nga ankuesit se, ka pasur parregullsi gjate bërjes se fushatës zgjedhore nga ana e subjekteve të caktuara politike, PZAP ka pranuar 9 ankesa, prej tyre 7 ankesa janë vendosur ndërsa 2 ankesa janë në procedurë të shqyrtimit, të cilat do të vendosën brenda afatit ligjor.

“PZAP-i deri me tani ka shqiptuar një gjobë ndaj një subjekti politik: Vendimi i PZAP-it Anr. 604-2021 të cilin mund ta gjeni në  UF e PZAP-it”, thuhet në përgjigjet e dërguara për KALLXO.com nga Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it.

Në ueb-faqen e PZAP-it i janë vendimet e publikuar me këto raste.

Pas ankesës së subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, është dënuar subjekti Lidhja Demokratike e Kosovës për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike – vendosja e tendave dhe tavolinave me materiale propaganduese në rrugët publike për qëllime elektorale.

LDK-ja është dënuar në shumë prej 5 mijë e 100 euro të cilën duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve.

PZAP-ja ka urdhëruar LDK-në që brenda afatit prej 24 orëve nga pranimi i vendimit të përmirësoj shkeljen e përcaktuar.

Vendimin ne të cilin është gjobitur LDK-ja mund ta gjeni në këtë LINK.