Qazim Rrahmani kërkon nga kryeministri Kurti që ta lirojë nga detyra e zv/ministrit

Qazim Rahmani i emëruar nga kryeministri Albin Kurti, zëvendësministër i Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve, sot ka kërkuar nga Kryeministri, lirimin nga detyra.

“Arsyeja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozitë tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së”, ka thënë Rrahmani në një shkrim në rrjetin social Facebook.

KALLXO.com raportoi javën që shkoi se kryeministri Albin Kurti e kishte emëruar zëvendësministër të Financave Qazim Rrahmanin, i cili ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Të nderuar qytetarë, sot kam pranuar vendimin nga kryeministri z.Albin Kurti dhe zv/kryeministrja znj. Emilija Redžepi , të cilit më emëruan zv.ministër në Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve”, ka shkruar Rrahmani në profilin e tij në Facebook.

Qazim Rrahmani ishte dënuar në tetor të vitit 2018 për keqpërdorim të detyrës, derisa po punonte si zëvendësministër në Ministrinë e atëhershme të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

 

Kurti e bën zv.ministër të dënuarin për keqpërdorim të detyrës zyrtare