Qalaj në takim lamtumirës me O’Connell

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin Ruari O’Connell.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij takimi Qalaj ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e ofruar në të gjitha fushat për Policinë e Kosovës.

Ndërsa, O’Connell gjatë këtij takimi ka konfirmuar se kjo mbështetje për Policinë e Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

O’Connell në shtator të këtij viti e kryen mandatin dhe do të zëvendësohet nga Nicholas Abbott. Ai gjatë mandatit të tij në Kosovë ka qenë shumë kritik ndaj liderëve  të vendit dhe kundër krimit të organizuar e korrupsionit.