PZAP - Foto: PZAP/Video

PZAP: Votuesve jashtë Kosovës që i është refuzuar aplikimi kanë të drejtë ankese

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se votuesve jashtë Kosovës që i është refuzuar aplikimi nga KQZ-ja, kanë të drejtë ankese në PZAP.

Sipas njoftimit, ankesat mund të dorëzohen në selinë e PZAP-së ose me postë.

“Ankesat ose apelet mund të dorëzohen në selinë e PZAP-it drejtpërsëdrejti apo përmes postës. Nëse ankesat ose apelet janë dërguar me postë të njëjtat do të konsiderohen se janë parashtruar në datën e dërgimit në postë kur është vulosur nga posta”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, PZAP ka bërë të ditur se nuk do t’i shqyrtojë ankesat apo apelet e parashtruara të cilat nuk janë të dorëzuara konform mënyrave të cekura më larë dhe të njëjtat do t’i konsideroj se nuk janë paraqitur fare, e po ashtu nuk do të merr kurrfarë vendimi në raport me to.