PZAP vendos për ankesën e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur ta pranojë pjesërisht ankesën e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim për  mos certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

PZAP ka vendosur që subjekti politik të certifikohet ndërsa mos të certifikohen kandidatët e dënuar me vendim të formës së prerë, sipas listës që e kishte evidentuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Pranohen pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, certifikohet subjekti politik Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) lista e kandidatëve për deputet të subjektit politik, me përjashtim të kandidatëve të lartcekur si në pikën –I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Ankesa në PZAP kanë edhe bërë disa parti të tjera, përfshirë LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma.

Partia e Ashkalive për Integrim (PAI), ka dorëzuar 3 (tre) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në  zgjedhje.

PREBK ka dorëzuar apel për shkak të mos certifikimit të një kandidateje nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  – AAK-ja ka dorëzuar apel për shkak mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

Nisma Socialdemokrate-NISMA, ka dorëzuar apel për shkak mos certifikimit të subjektit politik  dhe listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

Dhe Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar apel për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

PZAP sot vendos për 9 ankesat e partive politike