PZAP vendos për ankesën e LVV-së ndaj dy votave

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka vendosur në ankesën e Lëvizjes vetëvendosje ndaj dy votave..

PZAP ka pranuar si pjesërisht të bazuar njërën ankesë dhe ka refuzuar një tjetër si të pabazuar.

“Pranohet pjesërisht e banuar ankesa Anr.514/2019 e datës 24.11.2019, e paraqitur nga subjekti politikë Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë, Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve- Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, që 1 (një) fletëvotim në vendvotimin 2704B/B/02R, të vlerësohet i pavlefshëm, dhe i njëjti të largohet nga votat e vlefshme dhe rezultati përfundimtar i publikuar me datë 07.11.2019”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

“Refuzohet e pabazuar ankesa Anr.514/2019 ë datës 24.11.2019, e paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë, në pjesën që ka kërkuar ankuesi që në vendvotimin 2705B/01D, të shpallët 1 fletëvotim i pavlefshëm”, thuhet tutje në vendim.

Lexojeni të plotë vendimin e PZAP-së KËTU.

Vetëvendosje ankohet për dy vota në PZAP

www.kallxo.com