Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PZAP urdhëron rinumërimin e votave në fshatin Petrovë                

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka aprovuar ankesën e kandidatit të PDK-së për deputet, Rrahman Jakupi.

PZAP ka urdhëruar KQZ-në që të rinumërojë fletëvotimet për kandidatët për deputetë të PDK-së në vendvotimin 2202E/01R.

Po ashtu, pas rinumërimit KQZ është e detyruar që rezultatet t’i përfshijë në rezultatet përfundimtare.

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Jakup është ankuar në PZAP se ka shpërputhje të rezultateve në formularin e kandidatëve për deputetë në vendvotimin 2202E/01R, në fshatin Petrovë të Shtimes.

Kandidati Rrahman Jakupi po pretendon se ka marrë 113 vota në këtë vendvotim, por që në formular i kanë dalë vetëm 13 vota.

PZAP ka gjetur se ankesat e kandidatit janë të bazuara dhe ka konstatuar se ka mospërputhje të rezultateve të shpallura nga KQZ dhe formularëve të rezultateve.

Në PZAP brenda 24 orëve tw paraparë pwr ankesa, ishin dorëzuar 208 ankesa. Ky institucion ka gjithsej tri ditë që të shqyrtojë e vendos për çështjet e ngritura.

Nëse palët nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së, atëherë ato mund t`i drejtohen edhe Gjykatës Supreme, e cila gjithashtu ka kohë 72 orë për shqyrtimin e tyre.

Me përfundimin e procesit ankimor, KQZ-ja obligohet që t`i zbatojë të gjitha vendimet e dala, e tek më pastaj të procedojë me certifikimin e rezultateve.