Foto: PZAP/Video

PZAP thotë se do të punojnë jashtë orarit për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 tetor do të zgjasë orarin e punës.

Sipas PZAP, zgjatja e orarit të punës për stafin e sekretariatit të PZAP-it ka filluar të zbatohet prej datës 28 gusht 2019 dhe do te vazhdoj deri 15 ditë pas certifikimi të rezultateve të zgjedhjeve.

“Zgjatja e orarit të punës për ditët e rregullta të punës do të jetë nga ora 16:00 deri në ora 18:00 ndërsa të shtunave dhe të dielave si dhe për ditët e festave zyrtare nga ora 08:00 deri në ora 18:00. Zgjatja e orarit të punës për ditën e zgjedhjeve me datën 6 tetor 2019, do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00”, thuhet në një njoftim për media.

Tutje PZAP thotë se  zgjatja e orarit të punës për ditën e hënë me datë 7 tetor 2019 ( afati prej 24 orëve për paraqitjen e ankesave nga subjektet politike, kandidatet për deputet dhe palët tjera të interesit) do të jetë nga ora 16:00 deri në ora 19:00.

“Si dhe prej datës 8 tetor 2019 deri me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve do të jetë si në piken II të këtij Njoftim”, përfundon njoftimi.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës do të mbahen me 6 tetor. Deri te zgjedhjet erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit dhe vet-shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

Të hënën, me 26 gusht, presidenti Thaçi shpalli 6 tetorin si ditën e zgjedhjeve