PZAP sot vendos për 9 ankesat e partive politike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot pritet të vendosë për 9 ankesat e partive politike dhe kandidatëve për moscertifikimin e tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Ankesat janë dorëzuar më 23 janar dhe sot përfundon afati ligjor i PZAP-së për shqyrtimin e këtyre ankesave.

Ankesa në PZAP kanë bërë disa parti të minoriteteve si dhe LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate.

Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) ka bërë ankesë për shkak moscertifikimit të Listës së Kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

Partia e Ashkalive për Integrim (PAI), ka dorëzuar 3 (tre) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një kandidati për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në  zgjedhje.

PREBK ka dorëzuar apel për shkak te mos certifikimit të një kandidateje nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  – AAK-ja ka dorëzuar apel për shkak moscertifikimit të Listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

Nisma Socialdemokrate-NISMA, ka dorëzuar apel për shkak mos certifikimit të subjektit politik  dhe Listës së Kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar apel për shkak te mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

Të premten KQZ-ja pas një debati të gjatë mes anëtarëve dhe zyrës për certifikimin e subjekteve, KQZ-ja ka certifikuar listën e PDK-së, LDK-së atë të Partisë Balliste, Lista SDU, Partia Demokratike e Ashkalinjëve, Lëvizja për Bashkëveprim dhe Lista IRDK.

Ndërsa nuk ka certifikuar listën e AAK-së, LVV-së dhe Nisma-s.

Lista e Vetëvendosjes nuk certifikohet në KQZ