Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PZAP, deri më tash s'ka pranuar asnjë ankesë nga partitë politike për procesin zgjedhor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nuk e ka pranuar deri më tash asnjë ankesë nga partitë politike në Kosovë, nga procesi zgjedhor i së dielës.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Mulë Desku nga PZAP.

“PZAP nuk ka pranuar asnjë ankesë sa i përket parregullsive në vendvotime gjatë ditës së zgjedhjeve”, thuhet në përgjigjen e tij.

Partitë politike, mund të parashtrojnë ankesa sa i përket procesit zgjedhor edhe pas publikimit të rezultateve preliminare.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, zgjedhjet e 14 shkurtit i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje.