Gjatë kësaj jave numërohen votat me kusht dhe publikohen rezultatet përfundimtare - Foto: KALLXO.com

PZAP refuzon votat e diasporës që erdhen me vonesë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në mbledhjen e radhës ka vendosur që të mos i pranojë 4 mijë e 639 fletëvotime të diasporës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Vendimi i PZAP-së ka ardhur pas kërkesave të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje dhe organizata Germini që të numëroheshin edhe këto vota të ardhura nga jashtë Kosovës.

“PZAP në seancën e mbajtur me datë 19.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.375/2019 të paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me datë 17.10.2019 dhe 376/2019 të paraqitur nga Organizata GERMIN me datë 18.10.2019, me të cilat është kërkuar që të pranohen nga KQZ 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës dhe ka marrë vendim për te hudhur si te palejuara apelet e lartë theksuara”, thuhet në njoftim.

Këto fletëvotime kishin ardhur përmes postës pas afatit ligjor- 5 tetorit.

Për këto fletëvotime kishte diskutuar edhe KQZ në mbledhjen e 12 tetorit, por se nuk kishte marrë ndonjë vendim.

KQZ-ja diskuton për 4,500 zarfet me vota të diasporës

Pak ditë më parë, ndërkaq, ka përfunduar numërimi i votave të rregullta të ardhura nga jashtë Kosovës.

Më së shumti vota të diasporës ka fituar Lëvizja Vetëvendosje.

Ky është rezultati përfundimtar nga numërimi i votave të diasporës

www.kallxo.com