PZAP refuzon ankesën e LVV-së dhe GERMIN-it lidhur me verifikimin e votuesve nga diaspora

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës GERMIN në lidhje me vendimin e KQZ-së për të telefonuar regjistruesit nga diaspora për t’i verifikuar.

Sipas PZAP-së, apelet e LVV-së dhe GERMIN janë të palejueshme.

“Nga interpretimi i dispozitave të lartcekura rezulton se vendimet e KQZ-së, nuk janë të apelueshme përveç nëse parashihet qartë me ligj. Në këtë rast vendimi i apeluar i KQZ-së, nuk hynë në kategorinë e vendimeve të cilat mund të apelohen e të cilat janë të përcaktuara në nenin 122, paragrafi 1, pikat a, b, c, d, e dhe f, për arsye se vendimi i apeluar hynë në kategorinë e vendimeve të karakterin teknik menaxhues të KQZ-së”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Sipas PZAP-së, vendimi i KQZ-së lidhur me telefonimin e votuesve nga diaspora nuk hyn në mesin e vendimeve të KQZ-së që mund të apelohen.

Gjithashtu, në fund të këtij vendimi thuhet se palët nuk kanë të drejtë ankese për vendimin e PZAP-së.

 

‘Germin’ e konsideron antikushtetues vendimin e KQZ-së, ankohet në PZAP