PZAP refuzon ankesën e NISMA-AKR-PD për mosnumërimin e votave të ardhura nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot ka hedhur poshtë kërkesën e koalicionit NISMA-AKR-PD, me anë të së cilës është kërkuar të përjashtohen nga numërimi votat e ardhura nga Serbia.

Po ashtu, PZAP ka hedhur poshtë ankesën edhe të Veton Berishës – Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me anë të së cilës ka kërkuar, që të urdhëroj KQZ-në  për rinumërim të 198 vendvotimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në rinumërimin nga ana e KQZ-së.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 25.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.378/2019, e paraqitur nga subjektit politik Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 24.10.2019, me të cilën kanë kërkuar nga PZAP-i që të aprovoj ankesën e këtij subjekti dhe te Urdhërohet KQZ-ja, që të anuloj përjashtoj nga rezultatit i numërimit ne tersi  grumbullin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia. Dhe ankesën: Anr.377/2019, e datës 23.10.2019, e parashtruar nga Veton Berisha – Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me anë të së cilës ka kërkuar, që të urdhëroj KQZ-në  për rinumërim të 198 vendvotimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në rinumërimin nga ana e KQZ-së, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të datës 06.10.2019. Te dy ankesat janë hedhur te palejuara”, thuhet në komunikatë.