PZAP pranon ankesën e NISMA-AKR-PD kundër votave të Listës Serbe

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se e ka pranuar si të bazuar ankesën e koalicionit Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.

PZAP gjithashtu vendosi edhe për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotimeve.

“PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Në komunikatën për media nga ky organ thuhet se 23 ankesa janë hedhur poshtë si të pasafatshme dhe të palejuara. 25 të tjera janë refuzuar si të pabazuara dhe 1 anëksë është konstatuar si e tërhequr.

Kjo është komunikata e plotë:

Vendimmarrja e PZAP-it, lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidateve për deputet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, njofton opinion publik se, sot deri në ora 10:50 ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatet për deputet të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, me datën 07.11.2019.

PZAP-i me njëherë ka filluar njoftimin e palëve me vendime për ankesat e tyre.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim:

PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara.

25 ankesa janë refuzuar të pabazuara.

1 ankesë konstatohet e tërhequr.

Për me tepër informata ju mund ti qaseni Ueb Faqen zyrtare të PZAP-it.