Braathu në Pzap | Foto: KALLXO.com

PZAP pasdite publikon vendimet për ankesat e rezultateve të zgjedhjeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se sot deri në ora 10:50 do të vendosin lidhur me të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatet për deputet, pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me 7 nëntor.

Sipas PZAP-it, palët do të njoftohen me vendime për ankesat e tyre deri ne orët e pasdites së sotme.

“Pas njoftimit të palëve me vendime rreth orës 15:00 të ditës së sotme do të lëshohet komunikatë për medie në ueb faqen zyrtare dhe në Facebook të PZAP-it, si dhe sa ma parë që është e mundur, PZAP-i do të publikon në feb faqen zyrtare të PZAP-it, vendimet lidhur me ankesat e parashtruara ndaj vendimeve të KQZ-së pas shpalljes se rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e këtij institucioni.

Që nga dita e shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit në PZAP janë paraqitur 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, të shtunën e kaluar ka thënë për KALLXO.com se kanë filluar me shqyrtimin e ankesave.

KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare të enjten e kaluar.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit ka prin Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 220 mijë e 811 vota, apo shprehur në përqindje 26.159 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 206 mijë e 458 vota apo 24.458 përqind, Partia Demokratike e Kosovës ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163 përqind, AAK-PSD ka marr 96 mijë e 883 vota apo 11.477 përqind, Lista Serbe 57 mijë e 15 vota apo 6.754 përqind, Nisma Socialdemokrate- Aleanca Kosova e Re- Partia e Drejtësisë ka 42 mijë e 72 vota apo 4.984 përqind.