Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PZAP-ja pranon 208 ankesa, kundër rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se brenda afatit 24 orë, janë paraqitur 208 apele kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

“Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, thuhet në njoftim të PZAP-së.

PZAP-ja ka njoftuar se janë në procedim/administrim të ankesave dhe se ende nuk kanë mundësi për të dhënë informim për numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

“Afati për paraqitjen e apeleve ka përfunduar ne ora 11:25 ndërsa PZAP-i lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve”, thuhet në njoftim.