Fshati Putinovo, Foto: DW

Putinovo, fansat e Putinit i ndërrojnë emrin fshatit serb - VIDEO

Serbia do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por ka tradicionalisht lidhje të forta me Rusinë.

Vendimi për Putinin apo për Evropën është edhe një çështje brezash në këtë vend.

Një fshat i vogël malor në jug të Serbisë, është vendlindja e Milutin Petrusiqit.

Para disa vitesh ai dhe miqtë e tij ia ndërruan emrin fshatit të tyre Adzinci në Putinovo – fshati i Putinit.

“Arsyet e simpatisë janë shumë të thella. Ne serbët dhe rusët jemi vëllezër”, thotë banori i fshatit.

Në fshat jetojnë rreth 20 persona, të gjithë pensionistë.

Më 24 shkurt, kur nisën sulmet ruse në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Sanksione ndaj Rusisë nuk ka vendosur Serbia.

Reportazhin e plotë të Deutsche Welle për këtë fshat mund ta ndiqni më poshtë: