Ushtria ukrainase, Foto: Presidenca e Ukrainës

Putini pajtohet për bisedime në Bjellorusi, por Ukraina dëshiron të mbahen në Poloni, sipas Kremlinit

Presidenti rus Vladimir Putin ka telefonuar presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko për të organizuar bisedime me Ukrainën në Minsk, ka thënë Kremlini.

Megjithatë, ai shtoi se Ukraina ka propozuar që negociatat të mbahen në Varshavë të Polonisë.

Sipas tij,  ka pasur një “pauzë” në kontakt me Ukrainën, gjatë së cilës vendi vendosi sisteme raketore në zonat e banuara të qyteteve të mëdha.

Oferta për bisedime nga Rusia vjen me një paralajmërim – Ukraina do të duhet të çmilitarizohet.

Kievi ende nuk i është përgjigjur diçkaje që duket se mund të ofrojë njëfarë shprese për një de-përshkallëzim të situatës. news.sky