Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Putin shpalli gjendjen emergjente pas derdhjes së 20 mijë tonëve naftë në lum

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar gjendjen emergjente në qytetin Siberian Norslik, pasi 20,000 ton naftë u derdhën në një lumë afër një centrali elektrik, raporton CNN.

Një grup ambientalistësh e kanë përshkruar dëmin si “katastrofik” dhe përqendrimi i ndotësve në ujërat e afërta tashmë ka kaluar nivelet e lejuara dhjetëra mijëra herë sipas agjencisë ruse të mjedisit ‘Rosprirodnadzor’.

Punonjësit e stacionit të energjisë fillimisht u përpoqën të përmbajnë derdhjen dhe nuk e raportuan incidentin në shërbimet e urgjencës për dy ditë, tha kreu i Ministrisë së Situatave të Emergjencave Evgeny Zinichev gjatë një takimi të së mërkurës të kryesuar nga Putin dhe u transmetua në televizionin kombëtar.

“Pra, çfarë, ne mësojmë në lidhje me urgjencat nga rrjetet sociale tani? A jeni mirë ju atje?” Putini tha, duke qortuar guvernatorin e Krasnoyarsk, Alexander Uss dhe menaxherët e Ndërmarrjes së Energjisë Norilsk-Taimyr, e cila operon me stacionin, për një përgjigje të vonuar pasi autoritetet lokale mësuan për derdhjen nga rrjetet sociale.

Komiteti Hetues, organi më i lartë i zbatimit të ligjit në Rusi, tha të martën se një hetim penal ishte nisur lidhur me 20,000 ton naftë që u derdhen në një lumë të Norilskut pas “dekompresionit të pashpjegueshëm” të një rezervuari ruajtës.

Norilsk ka qenë historikisht ndër një nga qytetet më të ndotur në botë. Sipas një studimi të NASA-s për vitin 2018 bazuar në të dhënat satelitore, Norilsk kryeson listën për ndotjen më të keqe të dyoksidit të squfurit, duke futur 1.9 milion ton gaz në tundrën Arktikut.