Presidenti rus, Vladimir Putin.
Putin tregon qëndimin e Rusisë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shprehur se sot shteti i tij është pro normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Putin e tha këtë në një ceremoni në Kremlin, por thekosi se kjo marrëveshje duhet bazuar në rezolutën 1244 të OKB-së.
“Rusia po bën shumë për të mbajtur situatën në Ballkan të qëndrueshme dhe të sigurt. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme reciprokisht për problemin e Kosovës, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB”, ka deklaruar Putin në emërimin e 23 ambasadorëve të ndryshëm, përfshirë ambasadorin e Serbisë në Moskë, Mirosllav Lazans, raporton Tanjug.
Sot, edhe presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq normalizimin e marrëdhënieve më Kosovën.
Dialogu Kosovë-Serbi është pezulluar, pasi që ish-kryeministri, Ramush Haradinaj vuri taksë ndaj produkteve serbe në fund të viti 2018.
Kurse, kryeminisitri i ri, Albin Kurti ka deklaruar se do ta largojë këtë taksë dhe do ta zëvendësoj me reciprocitet.
“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën në të njëjtën fjali asnjëherë. Jemi këtu edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet si zëvendësim për tarifën 100 përqind. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë mbi 60 përqind të votave në Kosovë kanë qenë me parimin e reciprocitetit”, ka thënë Kurti në një takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.