Vladimir Putin & Shinzo Abe

Putin dhe Shinzo Abe takohen në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri japonez Shinzo Abe, do të mbajnë takim në Moskë më 26 maj, me fokus në Korenë Veriore, Ishujt Kurile dhe bashkëpunimin ekonomik. Takimi vjen pas paqartësive mes samitit të planifikuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un, që ishte planifikuar të mbahet në Singapor muajin e ardhshëm.

Më 25 maj, dy liderët morën pjesë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, duke mbajtur takime me këshillin biznesor ruso-japonez.

Kryeministri japonez theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve si dhe të dy pritet të vendosin rreth përgatitjeve të projekteve të përbashkëta në Ishujt Kurile të kontrolluar nga Rusia.

Dy liderët ishin pajtuar në Dhjetor të vitit 2016 për fillim të negociatave në zhvillimin e projekteve për këtë ishull, por pak progres është bërë në këtë drejtim./REL/