Putin dhe Erdogan diskutojnë një qendër të mundshme të gazit

Kremlini zyrtar ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin e ka diskutuar idenë e krijimit të një “qendër gazi” turke me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan përmes telefonit.

Putin propozoi fillimisht krijimin e një baze gazi në Turqi në muajin tetor për t’i ridrejtuar furnizimet nga tubacionet e dëmtuara Nord Stream dhe për t’i eksportuar ato në tregun evropian, një ide që Erdogan e ka mbështetur.

Kremlini tha se të dy palët diskutuan gjithashtu zgjatjen e dakorduar të marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, një marrëveshje që Turqia e ndihmoi ndërmjetësimin për të siguruar kalimin e sigurt të eksporteve të grurit nga portet e bllokuara ukrainase.

“Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan e kanë vënë në pah rëndësinë e një zbatimi gjithëpërfshirës dhe të plotë të kësaj marrëveshjeje ‘paketë’”, thuhet në njoftimin e Moskës zyrtare.