Putin: Civilët duhet të evakuohen nga zona e luftës në Kherson

Rusia ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt ndërsa forcat ukrainase janë përgjigjur me rezistencë të ashpër ndaj luftës.

Perëndimi ka vendosur sanksione të pashembullta ndaj Rusisë si dhe po e ndihmon Ukrainën me logjistikë të madhe luftarake me qëllim që kjo e fundit t’i tërheqë forcat nga Ukraina.

Rusia e konsideron luftën në Ukrainë si “operacion special ushtarak.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në dhe rreth luftës në Ukrainë, janë si në vijim:

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se civilët që jetojnë ende në provincën Kherson të aneksuar nga Rusia duhet të “evakuohen” nga zona e konfliktit, mes sugjerimeve se forcat ruse mund të përgatiten ta braktisin bregun perëndimor të lumit Dnipro. Komentet e presidentit rus erdhën mes spekulimeve në rritje se Moska do të përpiqet të mbajë vetë qytetin e Kherson – zona më e madhe urbane nën pushtimin rus – me çdo kusht.

Një shtetrrethim 24-orësh është vendosur në qytetin Kherson, i cili përbën një pjesë të provincës ukrainase të aneksuar nga Rusia në shtator.

Aleanca ushtarake perëndimore ka publikuar pamjet e stërvitjes së saj të fundit bërthamore mbi Evropën veri-perëndimore, me shumicën e stërvitjeve të saj që mbahen të paktën 1,000 km nga kufijtë e Rusisë, mbi Belgjikë, Detin e Veriut dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rusia dëshiron që perëndimi t’i lehtësojë kufizimet ndaj huadhënësit shtetëror të bujqësisë Rosselkhozbank për t’i lehtësuar eksportet ruse të grurit, sipas katër burimeve të njohura me kërkesën.

Presidenti kinez Xi Jinping dhe kancelari gjerman Olaf Scholz e kanë dënuar kërcënimin e Rusisë për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë, me të dy liderët që shprehën dëshirën e tyre që konflikti të përfundojë. Presidenti kinez theksoi nevojën për një bashkëpunim më të madh midis Kinës dhe Gjermanisë në “kohë ndryshimesh dhe trazirash”, ndërsa kancelari gjerman tha se Moska rrezikon ta “kalojë kufirin” nëse përdor armë atomike, në atë që ishte takimi i tij i parë me Xi.

SHBA njoftoi 400 milionë dollarë ndihmë shtesë të sigurisë për Ukrainën, duke përfshirë rinovimin e tankeve T-72 nga Republika Çeke dhe raketat për mbrojtjen ajrore Haëk që mund të përdoren kundër dronëve rusë dhe raketave të lundrimit. Kjo pako më e re ndihmash ushtarake amerikane për Kievin arrin në më shumë se 18.2 miliardë dollarë që nga pushtimi i Rusisë në muajin shkurt.

Prezantuesi i emisionit amerikan David Letterman ka udhëtuar në Kiev për ta intervistuar Volodymyr Zelenskiy. Netflix e bëri njoftimin në Tëitter, duke thënë se presidenti ukrainas do të shfaqet në një episod të ardhshëm të ‘My Next Guest Noeds No Introduction’ me David Letterman.

Shërbimi postar shtetëror i Ukrainës ka lëshuar një pullë përkujtimore të kohës së luftës kushtuar goditjes në Urën e Krimesë muajin e kaluar, e cila shkaktoi festime në të gjithë vendin.

Rishi Sunak, kryeministri britanik dhe homologu i tij polak, Mateusz Moraëiecki, diskutuan situatën në Bjellorusi dhe ranë dakord për nevojën për të vazhduar me dërgimin e një mesazhi të fortë për Rusinë se frikësimi nuk do të funksionojë, sipas një deklarate nga zyra e Sunak.

Kompania indiane e shërbimeve të TI-së Infosys, nga e cila gruaja e kryeministrit britanik mbledh 11.5 milionë funta në dividentë vjetorë, është ende duke operuar nga Moska tetë muaj pasi kompania tha se po tërhiqej. Kompania ka një zyrë me staf dhe po paguan nënkontraktorët në kryeqytetin rus për të kryer shërbimet e IT për një klient global, megjithëse një zëdhënës tha se ata po kërkonin t’i jepnin fund kësaj marrëveshje./The Guardian