Pusetë pa kapak para derës së Komunës së Fushë Kosovës - VIDEO

Qytetarë të Fushë Kosovës rrezikojnë ta pësojnë nga puseta pa kapak që gjendet afër hyrjes së oborrit të Komunës.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com pamje dhe foto të kësaj pusete që gjendet në këndin e trotuarit mes “Rrugës së Pejës” dhe rrugës “Tahir Zemaj”.

Sipas qytetarit, të rrezikuar janë qytetarët që frekuentojnë këtë trotuar, sidomos ata që shkojnë në shtëpinë e shëndetit në Bresje, por edhe fëmijët që zbresin aty afër nga autobusët për të shkuar në shkollat afër.

Qytetari ka thënë se puseta ka disa javë që është kështu e hapur.

Këto janë fotot dhe pamjet e dërguara nga qytetari: