Puseta, Foto: KALLXO.com

Puseta e hapur mes dy shkollave në Prishtinë (Pamje)

Nxënësit e shkollës “Eqrem Qabej” dhe “Shkollës së Gjelbër” në Prishtinë janë të rrezikuar nga një pusetë e hapur dhe e thellë që gjenden në trotuar, mes dy shkollave.

KALLXO.com ka qëndruar në rrugë ku është gropa dhe ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Një qytetar tregoi që nxënësit që kalojnë çdo ditë në këtë pjesë, janë të rrezikuar nga kjo gropë.

“Unë kam vendosur një gur të madh për të treguar qe ka gropë dhe që mos të bie askush”, u shpreh ai për KALLXO.com.

Sipas qytetarit, dikush e ka gjuajtur gurin brenda në pusetën e hapur.

Në lidhje me këtë çështje, KALLXO.com ka dërguar pyetje në komunën e Prishtinës dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Këto janë pamjet e gropës që është afër shkollave në kryeqytet:

Puseta, Foto: KALLXO.com
Puseta, Foto: KALLXO.com