Pupovci: Të hënën mësimi zhvillohet nga distanca për shkak të zgjedhjeve

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka bërë të ditur se mësimi të hënën do të zhvillohet nga distanca për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen këtë të diele, e për të cilat disa vendvotime janë objekte shkollore.

Pupovci tha se kjo po bëhet për shkak që objektet kanë nevojë të dezinfektohen dhe ajrosen.

“Zgjedhjet që mbahen të dielën në ato shkolla ku do të bëhen votime, mësimi do të mbahet nga distanca për shkak qe nevojitet dezinfektimi dhe ajrosja”, tha Pupovci në një konferencë për media.

Këtë të diele do të mbahen zgjedhjet për balotazh në 21 komuna të Kosovës.