Pupovci: SBAShK-u të tregojë durim

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka kërkuar nga SBAShK që të tregojë durim sa i përket Ligjit për Paga, të cilët kanë paralajmëruar grevë.

“Adresa e SBASHKU me Qeverinë është përmes Ministrisë së Arsimit nga natyra e punës dhe kontrata kolektive. Ata kanë shprehur pakënaqësi sa i përket Ligjit të Pagave që ka të bëjë me të gjithë sektorët. Unë sipas informacioneve që kam, është duke u punuar në ligj dhe brenda këtij viti pritet të ketë disa rezultate fillestare. SBASHK-u duhet të tregojë durim”, tha Pupovci në një konferencë për media.

Sot, në ora 14:00 SBASHK mbanë takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve për të shqyrtuar mundësinë e grevës.

Kjo grevë po bëhet për shkak të Ligjit për Paga, i cili u shpall i pavlefshëm nga Kushtetuesja në qershor të vitit 2020.