Pupovci: SBASHK-u nuk ka të drejtë të kërkojë pagesë shtesë për orët plotësuese

Zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë për emisionin “Argument Plus” në RTV21, se SBASHK-u nuk ka të drejtë të kërkojë pagesë shtesë për orët plotësuese.

“Këto orë faktikisht mbahen sipas rregullit dhe në kohën kur situata nuk është e tillë çfarë ka qenë dhe ne kemi konsideruar se nuk ka nevojë për aplikimin e pagesave shtesë”, ka thënë Pupovci.

Ndër të tjera, Pupovci tha se pagat e mësimdhënësve nuk janë pagesë e ulët dhe se janë të krahasueshme me rajonin.

“Në raport me nivelin e të ardhurave në vend, pagat e mësimdhënësve bëjnë pjesë në mesin e pagave solide, këto paga janë rritë shumë gjatë dekadës së kaluar”, ka shtuar tutje zëvendësministri./21Media