Pupovci për profesorin nga Vushtrria: Secili është i lirë të bëjë në shtëpinë e vetë çfarë të dojë

Zv/Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, e ka konsideruar private çështjen e profesorit nga Vushtrria që publikonte video duke vallëzuar në ‘Tik Tok’.

Pupovci tha për KALLXO.com se nuk e kanë parë të arsyeshme që të reagojnë.

“Ne nuk e kemi pa të arsyeshme që të reagojmë për një çështje krejtësisht private të njeriut, mendoj që edhe opinion ka marrë një qëndrim rreth asaj dhe nuk kam çka t’i shtojë”, tha ai.

Sipas tij, “secili është i lirë të bëjë në shtëpinë e vetë çfarë të dojë”.

Në opinion tash e disa ditë ka pasur reagime sa i përket disa videove të publikuara, nga një profesor duke vallëzuar në rrjetin social ‘Tik Tok’.